Rregulla per te mos nxitur semundjen
- Stresi
krijon nje dominante ne sistemin nervor, e cila shton prodhimin e
adesteronit ne veshka, e per pasoje çon ne ngushtimin e eneve te gjakut
dhe shfaqjen e hipertensionit. Nje personi qe ka probleme me
hipertensionin i rekomandohet perdorimi i ushqimeve me perberje te ulet
yndyrash te ngopura, yndyrash ne total dhe kolesteroli. Kjo perfshin
konsumin e sa me shume zarzavate, frutave dhe bulmet pa yndyre. Ne u
rekomandojme ketyre personave te ndjekin nje diete sa me te pasur ne
fruta, zarzavate dhe drithera.
- Personat me hipertension duhet te
kene kujdes gjate dimrit, per shkak te se ftohtit, por dhe luhatjeve te
theksuara te temperaturave. I ftohti ngushton enet e gjakut dhe rrit
tensionin.
- Prandaj ketyre pacienteve u rekomandohet te jene
korrekt ne marrjen e ilaçeve dhe te kene kujdes me menyne dhe stilin e
jetes. Te semuret duhet te eliminojne daljet ne ditet shume te ftohta,
te dalin vetem gjate oreve te ngrohta dhe te vishen mire.
Ilaçet Popullore
1. MJALTI
Mjalti prodhon rezultate efektive kur perdoret per plaget sepse ka veti
antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet.
Gjithashtu hiqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen “edema” ose
fryrjen pra ka aktivitet “anti-inflammatory”.
2. GARCINIA CAMBOGIA
Ekziston nje bime e kuqe, e madhe sa nje kokerr portokalli qe njihet ne
botanike me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bime thahet dhe bluhet duke e
bere ne kete menyre pluhur. Ky pluhur ka pasur perdorime te ndryshme per
shume e shume vite me radhe. Ne Indi perdoret per infeksione te
ndryshme. Gjithashtu eshte perdorur si pune çamçakezi per te mbajtur te
shendetshem dhembet dhe mishin e dhembeve. Ne Indi, gjithashtu perdoret
si erez ne gatim, sidomos ne gjellet e famshme indiane “Keri”. Ne disa
vende bima eshte perdorur si afrodiziak (nxites i epshit seksual).
Ne Kine perdoret ne diabetin tipi 2, ne disa semundje melçie dhe per parazite.
3. KURA PER ULCEREN
a) Lule Basani eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet per kurimin e ulceres ne stomak.
Çaji i perfituar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e
ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te
marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret. Masa e krijuar
ne forme kremi mund te perdoret çdo mengjes derisa ajo te jape
rezultatin e deshiruar
b) Perzierja e majdanozit, Gremit dhe mustaqeve te misrit.
Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet
nje luge piper i zi i bluar, 1 luge sheqer, pak kine e shtypur dhe veze e
rrahur.
Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi.
4. HURDHA
N.q.s keni kolesterolin e larte, çdo mengjes rekomandohet te pertypni gjysme boçe hurdhe.
5. N.q.s vuani nga mos tretja e ushqimit, zieni dy boçe hurdha ne 200
ml qumesht, kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma.
Fruta – Ilaçe popullore per te mposhtur anemine
Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si
mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u
keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e
cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, çaj,
kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine, duhet t’i marrin
dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.
6. HURMA
Per kurimin e kesaj semundjeje ne mjekesine popullore perdoren
pothuajse te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj.
Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te
perberjes se celulozes. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder
anemise.
7. KAROTA
Karota eshte e pazevendesueshme per shendetin
e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gr eshte ilaç
efikas te te semuret, qe vuajne nga anemia. Karota ne periudhe rekord e
rregullon pastrimin e gjakut.
8. RREPA E KUQE
Te semureve u
keshillohet pirja çdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke,
apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet te marrin, gjithashtu, çdo
dite 10 – 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 – 25 dite.
9. GJETHE HITHRE
Nje kure e efektshme eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 grame gjethe
hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto
vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per
10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish
mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen
gjate tere dites me lugen e kafese.
10. LULESHTRYDHJA
Ështe bime
shumevjeçare me shije te hidhur ne te embel. Ne fitoterapi perdoren
gjethet, rrenja dhe lulet. Gjethet e reja te kesaj bime jane mjaft te
pasura me vitamine C, me kripen natyrore, e cila ben pastrimin e gjakut.
Ne shume vende perdoret si sallate, sidomos per ata qe vuajne nga
anemia. Luleshtrydhja permban glikozidet e hidhura, insulinen, taninet,
vitaminen B, C dhe provitaminen A, shume minerale, ka perqindje te larte
te kriperave te kaliumit, sidomos ne gjethe, karotenoide, proteine,
pektinen, holinen etj.
11. FIKU
Ështe nje frut, qe permban shume
karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i
perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat
e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i
japin organizmit force dhe nxehtesi.
12. SHALQIRI
Nje tjeter
menyre per kurimin e te semureve me anemi eshte edhe pirja e tri lugeve
kafeje ne dite nga masa e perftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe
sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr
mastike. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithe masa e krijuar zihet
derisa te mpikset mire dhe pihet çdo dite.
13. FARA E ZEZE
Fara e
zeze permban vaj acidik te pangopur, vaj me eter, vitamina dhe nje sere
substancash te tjera te domosdoshme per organizmin. Tashme eshte
vertetuar se vaji acidik i pangopur qe permban fara e zeze ndikon
pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon
alergjine. Fara permban perafersisht 38% karbohidrate, 35% vajra te
ndryshem, 21% albumin dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind
substanca te ndryshme. Per t’u permendur jane: Vajrat acidike te
pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter
(nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, acidi Folik,
Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe
aminoacidet.
14. QEPA
Vetite e qepes, hudhres, qepeve te njoma
dhe preshit, njiheshin qe ne kohen e Hipokratit, gjithashtu perdoreshin
tek Egjiptianet. Sot njihen nga mjekesia moderne per efektet kunder
semundjeve te kancerit te stomakut, te kancerit te zorres se trashe,
semundjet e zemres etj. Ne mjekesine popullore perdoret qepa e shtypur
ose per kollen, e zier me sheqer etj. Hudhra ka veti antibakteriale dhe
ndihmon ne qarkullimin e pastrimin gjakut. Per t’u permendur jane dhe te
gjitha llojet e lakrave, lakra e bardhe, brokoli, lakra e kuqe,
lulelakra, te cilat kane te njejtat veti si qepa dhe hudhra ne luftimin e
semundjeve kanceroze dhe uljen e kolesterolit ose yndyrnave ne gjak.
15. Rrepa
Rrepat jane rrenje me ngjyre te kuqe. ato kane shije te embel dhe jane
shume ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse me teper se çdo perime tjeter.
Veçanerisht e shijshme eshte pjesa afer me lekuren mbuluese te rrepes.
Efektet e rrepes jane te ngjashme me ato te spinaqit dhe te dyja keto
bime jane te nevojshme e te dobishme per organizmin. Rrepat permbajne
folat dhe bataine, dy lende ushqyese te cilat ndihmojne ne ruajtjen e
nivelit te gjakut, rindertojne arteriet e demtuara, zvogelojne rrezikun
per semundjet e zemres etj.
16. LAKRA
Edhe pse mungon ne tryezen
amerikane, kjo bime eshte mjaft e njohur dhe e perdorur ne dieten
ditore, si ne Evrope ashtu edhe ne Azi. Mjafton te hash vetem nje mase
te mjaftueshme lakre dhe me te ke marre rreth 22 kalori. Lakra permban
perberes te cilet stimulojne prodhimin e enzimave ne organizem, te cilat
realizojne prodhimin e radikaleve te lira dhe reduktojne rrezikun e
kancerit. Lakra mund te hahet ashtu siç eshte e fresket, mund te gatuhet
duke u ziere me kujdes apo te merret gjate ngrenies se produkteve ne
fast food-e.
17. GUJAVA
Gujava eshte nje frut tropikal, pak i
njohur ne vendin tone, por qe ka filluar te zere vend ne tryezen e shume
vendeve evropiane. Ajo ka shije te embel, por edhe pak te athet, per
vete sasine e paket te acideve trupore qe permban. Gujava permban sasi
te larta likopeni, nje antioksidant i cili lufton kancerin e prostates.
Ky frut tropikal si asnje prodhim tjeter bimor perfshin ne perberjen e
tij edhe perberesit e domates dhe te limonit. Ne fakt 1 gote leng nga
fruti gujava permban 688 mg potasium, nje sasi qe mund te gjendej te nje
banane.
18. LAKRA ZVICERIANE
Bashke me te gjitha llojet e tjera
te bimeve jeshile te shitura ne tregun e zarzavateve, ne tregun
evropian dallohet edhe nje lloj tjeter bime jeshile, ne formen e gjethes
se lakres. Kjo gjethe permban lende te nevojshme per mirefunksionimin e
shendetit. Ne te gjenden perberes te ndryshem ushqimore, nder ta edhe
betakaroteni. Ne lakren zvicerane gjenden kimikate te cilat mbrojne
retinen e syrit, si dhe permban pigmente qe akumulohen dhe shfaqen ne
retinen e syrit.
19. KANELLA
Kanella eshte nje nga aromat dhe
erezat me te vjetra te njohura ne bote, e cila njihej per ndihmen qe
jepte te burrat qe kishin probleme me stomakun, vetem nese perzihej me
sheqer. Kanella ndihmon ne kontrollimin e nivelit te sheqerit ne gjak,
nivelet e larta te te cilit perbejne rrezik per shfaqjen e semundjeve te
zemres. Sipas studimeve, u zbulua se nese te semuret me diabet tipi-2
konsumojne kanelle per 6 jave, jo vetem ulin nivelin e sheqerit ne gjak,
por edhe LDL, kolesterolin e keq.
20. PURSLANA
Edhe pse per
FDA, Agjencine e Kontrollit te Ushqimeve ne bote, kjo bime perben nje
bar te keq, nje lloj droge, ne shume vende te tjera perfshire Meksiken,
Kinen dhe Greqine, kjo bime barishtore eshte shume e njohur dhe e
perdorur. Purslana permban Omega-3, nje perberes i cili eshte shume i
dobishem per semundjet e zemres. Shkencetaret shprehen se ne te
permbahet 10 deri ne 20 here me shume edhe melatonina, nje antioksidant i
cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
21. SHEGA
Lengu i sheges eshte pija me e preferuar per dekada te tera, ne vendet e
Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar te jete edhe shume e kerkuar ne
Amerike. Disa shkencetare izraelite kane zbuluar se burrat qe pine nje
gote me leng shege ne dite, jo vetem mbrohen nga kanceri i prostates,
por edhe rregullojne sistemin e tyre sistolik, punen e zemres dhe
presionin e gjakut. Kater gota me nje leng te tille do te plotesonin 50
per qind te nevojave tuaja ditore per Vitaminen C. Keshtu ajo ndihmon jo
vetem ne shume procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave ne
organizem.
22. FARAT E FRUTAVE
Arrat e disa frutave ne mjaft
raste jane jo vetem ngacmuese, por edhe te kujtojne shijen e frutit nga
jane marre. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojne kohes, me farat e
tyre nuk ndodh e njejta gje e tille, sidomos kur ato perpunohen dhe
konservohen. Te tilla jane farat e kajsise, bajamet, frutat e ndryshme
te thata, etj. Keto fara dhe fruta te thata permbajne antioksidante te
cilat reduktojne nivelin e insulines rezistente ne gjak e cila mund te
jete faktor rreziku per shfaqjen e diabetit.
23. KUMBULLA E THATE
Pse jane te shendetshme? Kumbullat e thara permbajne sasi te larta
acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidante qe jane veçanerisht
efektive ne luften kunder “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq
shkakton demtime strukturale per qelizat dhe demtim i tille mendohet te
jete shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si nje meze.
Mbeshtillni nje cope te holle proshute rreth kumbulles se thare dhe
ngulni nje kunj dhembesh. Piqeni per disa minuta ne furre derisa
kumbulla te jete e bute dhe proshuta e thare.
24. LENGU I MOLLES
Te semuret nga zorra e trashe duhet te kene kujdes qe jashteqitja te
mos jete e forte. Ata duhet te pine nga nje here ne dite nga nje gote
komposto frutash. Te semuret eshte mire qe larjen ta bejne ne vaske ne
pozicionin ulur, duke i shtuar ujit levore te bungut dhe kamomil. Por,
per t u sheruar nga kalbja e zorreve, duhen ngrene qepe dhe hudhra te
fresketa. Ne te gjitha rastet kur tek te semuret pezmatohen nga
hemorroidet, u keshillohet qe te perdorin krundet e grurit ne supe apo
ne gjelle, tri here ne dite, duke pasur kujdes qe ato te mos pervelohen,
por te hidhen atehere kur serviret ushqimi ne tryezen e ngrenies.
Krundet e grurit duhet te zevendesojne melmesat e tjera qe jane shume te
demshme per hemorroidet. Melmesa me perberje te barishteve natyrore qe
pergatitet e bluar, ka hekur dhe e permireson shendetin e te semureve.
Perdorimi i kesaj melmese krijon lirimin e kapsllekut. Melmesa e tille
nuk duhet te pervelohet, por te qitet ne supe apo ne gjelle ashtu e
“gjalle” te perzihet dhe te hahet. Ngrenia e nje molle te embel para
ushqimit liron zbrazjen e zorreve. Ata qe kane zorre pertace duhet te
pine rregullisht tri here ne dite nga nje gote leng molle para ushqimit
25. TAMLAGJAKU (parandalon kancerin)
Tamblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lageshtire,
eshte nje nder bimet me efektive qe ndihmon ne parandalimin e rritjes se
qelizave te tumoreve dhe veçanerisht shfaqjes se kancerit te lekures.
Studimet mjekesore tregojne se kjo bime, e cila ka veti fitoncide, me
mjaft sukses eshte perdorur per parandalimin e shfaqjes se kancerit ne
lekure. Studimet me te fundit kane treguar se bima frenon rritjen e
qelizave te tumoreve, per shkak te elementeve qe ajo permban. Sipas
mjekeve, bima e fresket, kur keputet, ne vendin e prerjes nxjerr nje
leng qumeshtor me ngjyre portokalli, shume i pasur me alkaloide. Fale
kesaj perberjeje bari i tamblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit te tij
vepron dukshem ne uljen e tensionit te larte te gjakut, shume shqetesues
ky problem ne pjesen me te madhe te moshes se rritur. Ne keto raste
mjeket keshillojne pirjen e lengut, por edhe te qendrojne per disa
minuta shtrire. Nese ndiqen keshillat, shume shpejt do ta ndiejne veten
mjaft mire. Ne saje te vetive kuruese, tamblagjaku keshillohet si
qetesues e antispazmatik qe qeteson dhimbjet e melçise se zeze dhe si
ndihmues ne zgjerimin e eneve te gjakut, duke permiresuar qarkullimin e
gjakut ne organizem. Lengu i perftuar nga bima perdoret edhe ne rastet e
te semureve me kolle dhe lehteson krizat e shkaktuara nga astma,
26. ÇAJ E AKULL(nervi shiatik)
Rreth 90 per qind e rasteve te te semureve, qe vuajne nga dhembjet e
nervit shiatik, mund te lehtesohen me ane te masazheve dhe menyrave te
tjera popullore. Vetem 10 per qind e tyre kerkojne nderhyrje te
domosdoshme kirurgjikale. Keto jane raste kur i semuri vuan qe prej 6
muajve nga keto dhimbje ose mund ta kete lene pas dore mjekimin.
Per
permiresimin e dhimbjeve te shpines dhe nervit shiatik, ekzistojne kura
dhe çajra te ndryshme te rekomanduara nga mjeke popullore. Nje nga
menyrat me te suksshme qe ka dhene rezultate ne lehtesimin e dhimbjeve
eshte berja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet te behen çdo
dite per 30 minuta çdo seance. Çdo i semure qe vuan nga dhimbjet e
nervit shiatik duhet t i vazhdoje masazhet per 15 dite. Per permiresimin
dhimbjeve te nervit shiatik sherben edhe kura e perftuar nga perzierja e
100 grame jodio, 30 grame vaj gruri, 4 luge gjelle vaj ulliri, 30
tableta aspirine dhe nje kuti rozmarine te njome. Te gjitha keto
perzihen se bashku ne nje ene dhe lihen ne qetesi per 5 ore. Pasi kjo
perzierje ka marre trajten e pomades, behet masazhi i kembes per 15 deri
ne 20 minuta, atje ku nervi shiatik eshte i ngacmuar. Kjo kure vazhdon
per 7 deri ne 10 dite rresht. Menjehere pas perdorimit, ju do te keni
mundesi te shihni edhe efektet pozitive te kesaj kure.
27. SHEREBELA (asma)
Çaji i sherbeles sherben jo vetem si freskues gjate diteve te nxehta,
por ne mjekesine popullore ndihmon edhe ne lehtesimin dhe parandalimin e
semundjeve te shumta. Ne mjekesine alternative ekstrakti i fituar nga
gjethet e sherbeles u jep nje ndihmese te madhe te semureve, qe vuajne
nga tuberkulozi. Ne gjethet e bimes ndodhet nje fitoncid aktiv, qe
lufton kete semundje te rrezikshme. Mjeket rekomandojne pirjen e tre
gotave çaji te sherbeles çdo dite te embelsuar me mjalte, pasi ndihmon
ne lehtesimin e semundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft te
mira edhe ne semundjet, qe mund te prekin melçine e zeze dhe temthin.
Melçia eshte organi qendror i gjithe metabolizmit dhe gjendra me e madhe
e trupit. Detyrat me te rendesishme te saj jane prodhimi i proteinave
te rendesishme per jeten dhe perpunimin e pjeseve perberese te ushqimit.
Ne melçi behet prodhimi i lengut te temthit, tretja dhe eliminimi i
produkteve te metabolizmit te trupit, si dhe e helmeve. Kjo eshte dhe
arsyeja perse funksionimi sa me mire i saj eshte shume i rendesishem.
Per parandalimin dhe qetesimin e semundjeve te melçise mjeket
keshillojne te pihet 3 here gota ne dite çaj sherbele.
28. ALO E VERA DHE MJALTË
Lengu i bimes Aloe Vera eshte mjaft i mire per te gjithe ata qe jane te
semure nga leuçemia. Aloe Vera ka dhene efekt te mire ne infeksionin ne
gjak. Per pergatitjen e kures nevojiten 900 gr leng nga kjo bime dhe
100 gr mjalte. Masa e perftuar duhet te pihet 3 here ne dite nga 100
grame per çdo vakt. Mjekimi me kete kure duhet te zgjase 2 deri ne 3
muaj. Edhe Aloe Vera ne forme xheli sherben per kurimin e semundjes.
Xheli perzihet me 300 grame vodka. Lihen ne qetesi per 5 ore dhe dhe
pihet 3 here ne dite nga 50 miligrame para buke. Kura vazhdon per 2 muaj
me radhe deri ne permiresim te dukshem te shendetit. Nje tjeter kure
eshte edhe perzierja e veres me Lule Basani. Kjo kure ka dhene rezultate
te mira, por paralel me kete duhet te merrni bri kau, qe duhen djegur
deri sa te mbetet hiri.
29. DAFINA DHE CIGORE (pankreasi)
Dafina eshte nje nder bimet e shumta, qe perdoret per te lehtesuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.
Bimet mjekesore
Pjeset qe perdoren jane gjethet, te cilat pasi grimcohen mund te
perzihen me levoret e portokallit edhe keto te grimcuara. Se bashku
hidhen ne nje ene ku me pare eshte shtuar nje gote me uje te valuar. Kjo
mase lihet per 10 minuta dhe me pas kullohet dhe embelsohet sipas
deshires. Nga kjo perzierje pihen 2 deri 3 gota ne dite. Ky çaj
permireson edhe tretjen sa me mire te ushqimit ne pankreas. Edhe bima e
çikores perdoret per kete semundje. Gjethet ose rrenjet e grimcuara te
kesaj bime zihen ne nje ene me uje. Çaji i perftuar kullohet dhe pihet 2
deri ne 3 doza te tilla ne dite. Ky mjekim e gjalleron organizmin,
permireson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikezes se temthit
te pankreasit dhe jashteqitjen pa acaruar aparatin tretes.
30. PESHKU (kujtesa)
Vazhdimisht eshte vene re se njerezit, qe perfshijne ne dieten e tyre
shume peshk, jane me te mbrojtur nga semundja e Alcajmeri, ose me pak ne
rrezik per t u prekur nga kjo semundje. Ekspertet e shpjegojne kete me
pranine e acideve yndyrore te llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjate
nje studimi mbi vlerat e ketyre acideve, shkencetaret moren ne shqyrtim
200 paciente me Alcajmer dhe per efekt studimi i ndane ata ne dy grupe.
Grupit te pare iu dha Omega 3 ne forme tabletash çdo dite, ndersa
grupit tjeter vetem Placebo. Pas 6 muajsh, shkencetaret pane se disa
paciente qe moren Omega 3, ndjeheshin me mire dhe semundja e tyre kishte
perparuar me ngadale sesa tek pacientet e tjere, qe kishin marre vetem
tableta te embla ose placebo
31. LULE PJESHKE (bajamet)
Shumica
prej nesh e ka provuar se çfare do te thote te te dhembin bajamet. Ne te
shumten e rasteve ato shkaktohen nga semundje te tjera, siç eshte gripi
ose ftohja. Megjithate, nuk duhet te shqetesohemi, pasi mjeket
popullore e kane gjetur kuren e kesaj semundjeje. Per pergatitjen e
mjekimit te inflamacionit te bajameve, nevojiten 15 deri 30 grame lule
pjeshke, qe me pas duhen zier ne 500 ml uje. Kjo mase pihet ne forme
çaji ose perdoret si gargare. Per kete qellim perdoret edhe pluhuri i
luleve te thara e te imtesuara te pjeshkes, i cili merret me maje te
luges per çdo perdorim.
32. ÇAJI I KINFUSHËS (Melçia)
Bari i
kinfushes ne bujqesi konsiderohet si nje prej barerave te keqija dhe
veshtireson punen e fermerit. Por ne mjekesine popullore, per shkak te
elementeve kurative qe ajo permban, jep nje ndihmese te madhe ne
sherimin e semundjeve te ndryshme.
Nje rol te rendesishem luajne
lulet e bimes ne lehtesimin e semundjes se sheqerit. Kjo semundje
karakterizohet nga çrregullimi ne kembim te karbohidrateve, si pasoje e
pamjaftueshmerise se prodhimit te insulines. Kjo sjell ngritje te sasise
se sheqerit ne gjak dhe nxjerrjen e tij me ane te urines. Ne kete rast
mjeket popullore keshillojne pirjen e çajit te perftuar nga lulet e
bimes 2 here ne dite. Ne saje te heterocideve te hidhura dhe te
substancave te tjera qe ajo permban, bari perdoret per te shtuar lengun e
stomakut dhe per te permiresuar oreksin. Rezultate mjaft te mira kjo
bime jep edhe per te lehtesuar dhimbjet e stomakut
33. BIMËT E LIRIT (djegiet)
Bima e lirit eshte nder me te njohurat, qe ka dhene rezultate ne
mjekimin e plageve, edhe kur ato shoqerohen me qelb dhe kore. Per kete
qellim perdoren farat e bimes, te cilat jane te pasura me mucilagjene,
pektine, vaj, enzima. Per pergatitjen e brumit me farat e lirit
keshillohet qe me pare te njomen me uje te ngrohte dhe te valohen derisa
perzierja te kthehet ne brume. Masa e perftuar mbeshtillet ne nje fasho
dhe vendoset mbi plage. Ky mjekim ndihmon ne qetesimin e dhimbjeve, por
edhe ne lengezimin e daljen e qelbit. Nje menyre tjeter eshte edhe
larja e pjeses se infektuar disa here ne dite me lengun e perftuar nga
gjethet e bimes. Farat e lirit, ne saje te mucilagjeneve, qe kane ne
cipen e jashtme, bejne te mundur zgjerimin e zorreve dhe ndihmojne ne
daljen jashte te lendeve te panevojshme. Çaji i perftuar prej bimes ka
dhene efekte pozitive ne kurimin e kapsllekut pa acaruar aparatin
tretes. Per kete qellim keshillohet
34. LENGU I LIMONIT (hipertensioni)
Nje menyre mjaft e suksesshme per uljen e tensionit te larte te gjakut,
eshte lengu i limonit. Mjeket popullore rekomandojne lengun e perftuar
nga shtrydhja e te pakten 4 kokrrave ne dite. Lengu mund te pihet ashtu
siç eshte ose i embelsuar. Kura me limon keshillohet te zgjase per 2
muaj. Semundja e hipertensionit, eshte pasoje e çrregullimeve te
funksioneve te aparateve nervore qendrore, qe marrin pjese ne
rregullimin e presionit te gjakut. Por ajo mund te shfaqet edhe me
rritjen e moshes si dhe prej semundjeve te veshkave. Shenjat e semundjes
shfaqen gradualisht. Presioni arterial, ne fazat fillestare, lekundet
me ngritje e zbritje dhe me vone stabilizohet me shifra te ngritura. Me
zhvillimin e metejshem te semundjes shfaqen dhimbjet e kokes, marrja e
mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit te pulsit si dhe dobesi
e pergjithshme
35. SPINAQI (reumatizma)
Bima e sinapit para 300
vjetesh perdorej nga kinezet si erez per t’i dhene shije ushqimeve. Me
pas nje mjek grek, pas eksperimenteve te kryera me te, zbuloi se sinapi
mund te perdorej per lehtesimin e dhimbjeve te reumatizmes. Qe prej asaj
kohe bima u be e njohur ne te gjithe boten.
Ne saje te esencave, qe
lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur ne uje me
temperature 25 deri 35 grade, lengu ka veti te irritoje dhe te skuqe
lekuren. Per efektin qe jep ne lekure, sinapi ne forme banjash perdoret
per te aktivizuar qarkullimin e gjakut. Ne kete menyre pakeson ose mund
t’i largoje plotesisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i semundjes mund te
behet ne dy menyra. Se pari, farat e sinapit pasi bluhen perftohet nje
pluhur, i cili perdoret per te krijuar nje mase ne forme brumi dhe
vendoset ne vendin ku ndihen dhimbjet. Farat permbajne vaj, proteina,
mucilagje dhe ne saje te tyre ndihmojne ne skuqjen e vendit ku vendoset,
duke lehtesuar dhe dhimbjen. Per pergatitjen e brumit nevojiten 50
grame miell sinapi, qe perzihen me uje gjysme te vakur 25 deri 35 grade
dhe mbahet per 15 minuta ne vendin e dhimbjes. Me pare vendi ku vendoset
masa, keshillohet te lyhet me vaj.
36. MURRIZI (zemra)
Murrizi,
shume i njohur ne vendin tone, nuk eshte vetem nje shkurre, qe sherben
si ushqim per kafshet, por edhe nje bime e pasur me substanca, te cilat
ne mjekesine popullore ndihmojne ne parandalimin dhe lehtesimin e shume
semundjeve. Murrizi ka veti te rralla dhe ndihmon ne lehtesimin e
semundjeve te shumta, qe prek organin me te rendesishem te trupit,
zemren. Bima eshte e pasur me lende vepruese. Permban substanca
flavonike, adenine, adenosine, guanine, aminopurine, krategalaktone dhe
derivate tritepenile. Çaji ndihmon edhe kur te semuret ndiejne dhimbje
te zemres. Ne keto raste keshillohet qe, perveç pirjes se çajit, i
semuri duhet te drejtohet patjeter per vizite te mjeku perkates.
Rezultate te shkelqyera jep ky çaj edhe per te normalizuar goditjet e
forta, qe peson ky organ. Ne keto raste keshillohet pirja e menjehershme
e çajit per te shmangur pasojat e mevonshme te mundshme.
37. ROZMARINA, (lekura)
Te lash trupin me lengun e rozmarines i jep lekures shkelqim dhe mbron
ate nga semundjet, qe mund ta prekin. Shume e rendesishme eshte larja e
trupit me ujin e perftuar nga rozmarina ne stinen e veres, pasi duke i
frekuentuar se shumti detin dhe pishinat, lekura eshte me e prirur ndaj
infeksioneve. Papastertite e ujit dhe te reres mund te shkaktojne mykun
ne lekure. Per pergatitjen e ujit nevojiten 50 grame gjethe rozmarine te
thata dhe te grimcuara, te cilat hidhen ne 1 liter uje te nxehte. Kjo
mase lihet ne qetesi per 30 minuta dhe me pas kullohet. Lengu i perftuar
do te sherbeje per larjen e trupit dhe hidhet ne vasken e mbushur me
uje 35 deri 38 grade. Keshillohet te qendroni ne ujin e pergatitur per
20 minuta dhe me pas keshillohet te behet nje ore pushim. Ështe mire qe
banja me ujin e rozmarines te behet ne mbremje, perpara se te shkoni per
te fjetur.
38. BAR BLETA (migrena)
Bar bleta eshte nje bime
mjaft e njohur ne mjekesine popullore. Prej kohesh çaji i perftuar nga
kjo bime ka ndihmuar ne parandalimin dhe lehtesimin e shume semundjeve.
Nje rol te rendesishem lulebleta luan ne qetesimin e dhimbjeve te
migrenes. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje
te forta te kokes dhe sidomos ne gjysmen e saj. Ne kete rast
keshillohet te pihet menjehere nje got çaj barblete. Shume shpejt te
semuret do shohin rezultatet e shkelqyera te bimes. Ky çaj ndihmon edhe
ne parandalimin dhe qetesimin e semundjeve te shfaqura ne melçi.
RIGONI (guret ne temth)
Bima aromatike shpesh eshte me nuance te kuqe te dobet. Gjethet i ka te
holla dhe ne forme vezake. Kercelli i rigonit ka gjithmone ngjyre te
gjelber. Bima lulezon nga muaji qershor deri ne shtator dhe ka nje
lartesi deri ne 15 centimetra. Gjendet ne ferra e pyje.
Permbajtja
Vetite e rigonit ne kurimin e semundjeve e kane bazen te perberesit e
tij. Kjo bime eshte e pasur me vaj kariofilene, timolo, karvarkrolo dhe
terpinine. Jane pikerisht keta komponente, qe i japin bimes vlera.
39. ÇAJI I KOPRES, (qumeshti i gjirit)
Bima e kopres, perveç shijes mjaft te mire qe jep ne gatime, ndikon
dukshem edhe ne permiresimin e shendetit. Ne mjekesine popullore bima e
kopres njihet qindra vjet me pare. Çaji i perftuar ka dhene rezultate te
shkelqyera ne shkrirjen e gureve ne veshka. Mjeke popullore
rekomandojne pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shume shpejt te
semuret do te shohin rezultatet. Bima jo vetem qe ndikon ne veshka, por
edhe ne rruget urinare dhe shkakton urinim te shpeshte, duke ndihmuar ne
pastrim te organizmit nga helmet permes urinimit. Çaji i kopres ndihmon
edhe ata qe vuajne nga anemia, apo siç i thone ndryshe, pagjakesia. Per
sherimin e semundjes sherbejne farat e kopres, 1 luge kaçe dhe terfil.
Dhjete grame nga kjo perzierje hidhen ne 350 miligrame uje te nxehte. Me
pas kullohet dhe keshillohet te pihet 3 deri 4 gota ne dite.
40. HITHRA
Ne mjekesine popullore hithra njihet si mbreteresha e bimeve mjekesore,
per shkak te efekteve te saj pozitive ne sherimin e disa semundjeve.
Perdorimi i kesaj bime gjate periudhes se pranveres ndihmon ne pastrimin
e gjakut dhe te te semuret me anemi. Ne kozmetike ndihmon kunder renies
se flokut dhe zbokthit. Personat qe kane probleme me zbokthin u
rekomandohet larja e kokes me lengun qe perftohet nga zierja e hithres.
Ështe mire qe larja te kryhet dy here ne jave dhe te vazhdoje deri ne
eliminimin perfundimtar te zbokthit. Larja e kokes me ujin e hithres
keshillohet edhe per ata qe kane probleme me rritjen e ngadalte te
flokut. Per te pasur nje floke te gjate e te shendetshem rekomandohet
larja e flokut me kete bime.
Mjekësia popullore është një praktikë e bazuar në tradita dhe besime të vjetra për shëndetin dhe trajtimin e sëmundjeve, që janë përhapur brez pas brezi nëpër kulturat dhe komunitetet e ndryshme nëpër botë. Kjo praktikë përdor zakonet, metodat dhe bimët natyrale për të mbrojtur shëndetin, trajtuar sëmundjet dhe lehtësuar simptomat.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Më të fundit
Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor
Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...
Postimet më popullore
-
Spondiliartroza, Spondylitis është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve ar...
-
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së ...
-
Më shpesh gurët formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burr...
-
5 Real Ways to Make Money from Home See which opportunities are actually legit and Risk Free Most of us love the idea of earning ...
-
Sëmundjet "ikin" nga kokrrat e shtogut, grjepfruti, patatet e ëmbla, bajamet, spinaqi, jogurti dhe çaji i gjelbër dhe çaji i zi, ...
-
Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh ne...
-
Personat që vuajnë nga këto lloj sëmundjesh të paraqiten tek Vat Martini në çdo kohë: 1. Ikje kerthize 2. Herrje diskale 3. Ata që vuajn...
No comments:
Post a Comment