Gjendrat tiroide (Simptomat dhe Mjekimi)


Midis te tjerave, nje nder semundjet me serioze qe prek gjithnje e me shume njerezit eshte ajo e gjendres tiroide. Gjendra ne fjale ndodhet ne qender te qafes, dhe siç e shihni ngjan me flutur (me
dy krahe) e cila mbeshtillet rreth trakese. Fu-
nksioni kryesor i tiroides eshte prodhimi i hormoneve te saja. Prodhimi ne fjale pergjegjesohet per sasine e hormoneve te prodhuara te cilat kontrollojne metabolizmin e pergjithshem te trupit akoma dhe energjine e nevojshme te tij. Mire po shpesh here ndodh te kemi zmadhim te tiroideve. Shkaku paresor per shfaqjen e gushes (siç quhet ne gjuhen e popullit) eshte pamjaftueshmeria e jodit.
Ku e gjejme jodin?
Jodi eshte nje mikroelement qe ndodhet ne mjedis dhe eshte teper i nevojshem per organizmin tone. Jodi eshte i pranishem kryesisht tek hormonet e tiroides, siç e ripermendem, funksioni kryesor i jodit eshte i lidhur me aktivitetin e ketyre hormoneve, te cilat jane pergjegjese per funksionet metabolike nder te cilat rritjen trupore. Jodin mund ta gjejme ne disa ushqime si peshku, qumeshti por edhe tek vezet. Prezenca e tij tek frutat apo zarzavatet varet nga terreni i kultivimit. Doza ditore e keshilluar eshte rreth 0,15 mg per te dy gjinite, ndersa gjate shtatezenise apo-
dhenies se gjirit doza rritet. Nje mangesi e jodit mund te shkaktoje Strumen (gushen), ose ndryshe rritjen e gjendres se tiroides.
Gjendra tiroide rritet per te kompensuar mungesen e jodit dhe nga mungesa e ketij te fundit ne tiroide formohen disanoduj, ketu ia vlen te theksojme se jane te ndryshem si nga madhesia dhe nga funksioni i tyre.
Pamjaftueshmeria e hormoneve te tiroides ne gjak shkakton sindromen klinike qe quhet hipoteroze:
Nenprodhim i hormoneve te tiroides (hipoteroze)
quhet faza organike e cila tregon se gjendra tiroide nuk prodhon hormonet e nevojshme dhe te domosdoshme per funksionin normal te organizmit. Nje nga ato eshte dhe thyroxin, por perveç kesaj, siç eshte vertetuar shkencerisht, gjendra tiroide e njeriut prodhon nje simblegme hormonesh jo shume te njohura, te cilat nuk ekzistojne ne hormonin sintetik qe aq shpesh rekomandohet nga mjeku. Krahas te gjitha ketyre, njerezit jo gjithmone jane ne gjendje te dine se nga se vuajne, pra nga hypotheroza apo hiperteroza. Ne lidhje me kete problem, dhe pas nje sere kerkimesh te realizuara, Dr. Brode Barnes, propozoi nje metode kontrolli te tiroides. Metoda e Dr Barnes perdor temperaturen e trupit si mase per kontrollin e funksionit te tiroides. Per meshkujt ky kontroll mund te realizohet ne çdo kohe, ndersa per femrat vetem pas perfundimit te ciklit menstrual. Metoda ne fjale, eshte mjaft e lehte dhe keshillohet te zbatohet si me poshte:
Mengjesin e dites se trete pas perfundimit te menstruacioneve (periodave) vendosni nen sqetull ose akoma dhe ne goje nje termometer dixhital dhe jo (tradicional me zhive) per matjen e temperatures. Vazhdoni te njejtin proces per 7 dite me rradhe, ne fund pjestoni shumen e mbledhur per 7, ne qofte se shifra mesatare qe rezulton nga kjo perllogaritje shkon nga 97.2 – 98.2, kjo tregon se gjendra juaj e tiroides prodhon hormonet e nevojshme, te cilat mirembajne metabolizmin e trupit ne nivele normale. Ne rast se treguesi eshte me pak se 97.2 atehere kjo do te thote se gjendra tiroide nenfunksionon dhe mundesisht vuani nga hipoteroza. Ne te kundert nqs treguesi shenon mbi 98.2 mundesisht vuani nga hiperteroza, qe perkthehet ne sasi me te madhe prodhimi te hormonit ne krahasim me ate qe nevojitet organizmi normal. Sipas perllogaritjerve te regjimit mjekesor, 25% e personave mbi 18 vjeç vuan nga nje forme hypotheroze, fakt i cili shpjegon rritjen e vazhdueshme te personave qe preken nga dementia. Sipas te dhenave statistikore, numri i anetareve te kesaj kategorie personash, dyfishohet çdo pese vjet me shfaqjen e semundjes se njohur te Alzheimer dhe asaj te Parkinson. Studime te ndryshme deshmojne se nenprodhimi i hormoneve te tiroides dobeson gjendjen e pergjithshme te shendetit, duke krijuar kushte te pershtatshme per lejimin e zhvillimit te semundjeve te ndryshme dhe jo vetem te te lartpermendurave. Problemet si: pesha jonatyrale e njeriut, dobesia shpirterore, konfuzioni i skepsit dhe mjaft te tjera te cilat prekin trurin, madje edhe sistemin nervor, mund te shmangen me ndihmen dhe perdorimin e substancave natyrale te cilat ushqejne tiroiden me ato elemente qe nevojitet per t’u rikthyer ne formen e tij normale dhe funksionin korrekt. Sipas opinioneve te kerkuesve me te mire nje kombinim i gjendrave te ndryshme kafshesh qe vijne nga kafshe te shendeteshme te cilat ushqehen me ushqime organike pa perdorimin e antibiotikeve perben menyren me rezultative per rikthimin e tiroides ne nivele normale te funksionit. Nje kombinim i tille nen emertimin thyrophin rekomandohet nga Dr. Williams, si nje nder me te miret ne tregun mjekesor. Rezultatet kuruese te thyrophin mund te behen akoma me te forta ne qofte se terapia kombinohet me marrjen e perditshme te nje pike losol. Losol eshte nje lloj jodi natyral.
Simptomat kryesore te nenprodhimit te hormoneve nga gjendrat e tiroideve jane:
Lodhja fizike
Rritja ne peshe
Mungesa e deshires per raport seksual
Çrregullimet e ciklit menstrual
Dhembjet muskulore
Thonjte e bute (thyerja e shpejte e tyre)
Konstipacioni
Marrja mendsh
Mosrezistenca ne ftohtesi
Renia e flokeve
Buhatja e fytyres
Buhatja e mukozave te laringjit
Periudha e dimrit eshte nder me te veshtirat per personat qe vuajne nga hipoteroza, vishen shume trashe, flasin ngadale, veprojne si te plogesht, kane lekure te ashperthate, nuk djersijne dhe me te shumten e kohes jane te merzitur. Kerkime te ndryshme kane treguar se femijte qe kane struma, shfaqin inteligjence dhe rezistence te reduktuarne krahasim me bashkemoshataret e tyre. Domethene treguesi i inteligjences se tyre eshte 10 – 14 here me i ulet nga ç’do te ishte ne rastet normale. Prandaj dhe veshtiresite ne pervetesimin e mesimeve dhe dobesite ne kujtese shpesh rrjedhojne nga hipoteroza. Kurimi me i mire i gushes eshte mbrojtja me jod nepermjet kripes se jonizuar. Per shembull per femijet mjekimet me te rekomanduara jane disa lloje tabletash si: Letrox, Euxhyrox, Jodox, nje tjeter lloj mjekimi eshte vaksinimi me vaj te jonizuar. Mosfunksioni normal i gjendrave te tiroides, drejton ne mbiprodhim hormonesh. Prodhimi i tepert i hormonit te tiroides quhet hiperteroze dhe kjo lloj semundje ka disa simptoma te caktuara. Pacientet ndiejne te rrahura te shpejtazemre, akoma edhe kur ndodhen ne gjendje qetesie. Po keshtu, kane humbje te peshes trupore, pavaresisht se ushqehen normalisht. Nje tjeter simptome eshte keputja e theksuar, dobesia, si dhe mosrezistenca ndaj temperaturave te larta. Gjithashtu, gjumi i ketyre personave eshte i ç’rregullt, kane djerse te teperta dhe temperature subfibrile rreth 37.5 grade. Ndersa nje simptome tjeter eshte theksimi dhe dalja e kokerdhokeve te syve. Metodat e sotme te perdorura per trajtimin e nje pacienti me hiperteroze jane medikamentet: medikamentet antitiroide, jodi radioaktiv ose nderhyrja kirurgjikale. Ështe e rendesishme te themi se çdo metode ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, prandaj dhe zgjedhja perfundimtare mbetet gjithmone ne doren e pacientit.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete

Më të fundit

Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor

 Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...

Postimet më popullore