Shkaktarët e kancerit të gjirit


Shumica e femrave, te të cilat zhvillohet kanceri i gjirit, nuk kanë faktorë të veçantë të rrezikut, përveç faktit se janë femra dhe zakonisht në moshë më të madhe (sidomos mbi 50 vjet).
Megjithatë studiuesit kanë numëruar edhe disa faktorë të cilët mund t’i paraprijnë kancerit të gjirit dhe femrat që i kanë ato mund të jenë shumë më të rrezikuara se femrat e tjera. Nga këto faktorë përmendim:
Nëse keni pasur më herët ndonjë tumor në njërin gji, rreziku është që të shfaqet edhe në tjetrin;
Nëse ndonjë nga anëtaret e familjes suaj ka pasur kancer të gjirit (në veçanti nëna, motra ose vajza janë diagnostikuar me kancer të gjirit para menopauzës) ose nëse janë të pranishëm gjenet mutante BRCA1 ose BRCA2, rreziku për të pasur kancer të gjirit është 85%. Më saktësisht për këto ju njofton mjeku juaj;
Nëse ndonjëra nga anëtaret e familjes suaj ka pasur kancer të vezoreve;
Nëse i jeni ekspozuar së tepërmi hormonit estrogjen, të cilin organizmi juaj e prodhon normalisht. Këtë mund ta keni bërë duke:
Mos lindur fëmijë kurrë, ose keni lindur pas moshës 30 vjeçare.
Ju kanë filluar menstruacionet shumë herët.
Menopauza juaj është vonuar.
Nëse keni marrë estrogjen dhe progesteron më shumë se pesë vjet.
Nëse indi i gjirit tuaj është i dendur;
Nëse më herët keni bërë biopsi të gjirit dhe kjo ka treguar ndryshime në gji, si rritje të numrit të qelizave jo normale që nuk janë kanceroze (e njohur si hiperplazi atipike);
Nëse jeni trajtuar me rrezatim në regjionin e gjoksit (për të mjekuar ndonjë sëmundje tjetër p.sh. limfomën Hodgkin), veçanërisht para moshës 30 vjeçare.
Ekzistojnë edhe disa faktorë të cilët sadopak e rrisin rrezikun për kancer të gjirit. Ju mund të jeni në rrezik për kancer të gjirit nëse:

keni mbipeshë (sidomos pas menopauzës);
pini alkool;
merrni barna kundër shtatzënisë (kontraceptivë);
Te disa femra zhvillohet kanceri i gjirit pa e pasur asnjërin nga këto faktorë të rrezikut.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete

Më të fundit

Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor

 Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...

Postimet më popullore