Mjekësia popullore është një praktikë e bazuar në tradita dhe besime të vjetra për shëndetin dhe trajtimin e sëmundjeve, që janë përhapur brez pas brezi nëpër kulturat dhe komunitetet e ndryshme nëpër botë. Kjo praktikë përdor zakonet, metodat dhe bimët natyrale për të mbrojtur shëndetin, trajtuar sëmundjet dhe lehtësuar simptomat.
Disa fakte që nuk i dini për trurin ndërsa jeni në gjumë!
“Ai
është i zgjuar shumë më tepër nga ç’mendoni ju!” Supozohet se duhet të
bëni tetë orë gjumë gjatë natës, por çfarë ndodh vërtet me trupin tuaj
gjatë këtyre orëve? Rezulton se ndodhin mjaft gjëra në fakt. Ja cilat
janë proceset kryesore që ndodhin në trupin tuaj gjatë natës sipas:
Ndërsa bini për të fjetur, ju dridheni. Çdo herë. Sipas ekspertëve të
gjumit, masa e dridhjeve varet nga sa i përgjumur je, pra sa më e madhe
e dridhura aq më i lodhur është trupi juaj. Temperatura e trupit tuaj
është shumë e ulët. Kur jemi aktivë gjatë ditës ne djegim shumë kalori,
ndaj ulja e temperaturës është një mënyrë për të reduktuar nivelin e
djegies për të shpëtuar kalori. Specialistët e gjumit thonë se trupi
funksionon njësoj si gjumi letargjik i arinjve, duke theksuar se “gjumi
është një mekanizëm mbijetese”. Trupi bën një pastrim të plotë të
toksinave. Kjo lejon që trupi dhe truri të ripërtërihen. Tek personat që
nuk flenë mirë, filtrimi nuk është aq efektiv, ndaj ekspertët thonë se
kjo është një arsye përse personat nuk që nuk flenë mund të jenë pak ‘të
çmendur’. Truri harron informacionet e padobishme. “Ne marrim shumë
informacion gjatë gjithë ditës dhe shumica e tij për fat harrohet”.
Kështu shprehen specialistët e Shkollës së Mjekësisë në SHBA, duke
shpjeguar se nëse truri do mbante mend çdo gjë do të krijonte
mbingarkesë për të, ndaj ky është një proces i rëndësishëm gjatë gjumit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Më të fundit
Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor
Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...
Postimet më popullore
-
Spondiliartroza, Spondylitis është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve ar...
-
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së ...
-
Më shpesh gurët formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burr...
-
5 Real Ways to Make Money from Home See which opportunities are actually legit and Risk Free Most of us love the idea of earning ...
-
Sëmundjet "ikin" nga kokrrat e shtogut, grjepfruti, patatet e ëmbla, bajamet, spinaqi, jogurti dhe çaji i gjelbër dhe çaji i zi, ...
-
Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh ne...
-
Personat që vuajnë nga këto lloj sëmundjesh të paraqiten tek Vat Martini në çdo kohë: 1. Ikje kerthize 2. Herrje diskale 3. Ata që vuajn...
No comments:
Post a Comment