Mjekësia popullore është një praktikë e bazuar në tradita dhe besime të vjetra për shëndetin dhe trajtimin e sëmundjeve, që janë përhapur brez pas brezi nëpër kulturat dhe komunitetet e ndryshme nëpër botë. Kjo praktikë përdor zakonet, metodat dhe bimët natyrale për të mbrojtur shëndetin, trajtuar sëmundjet dhe lehtësuar simptomat.
Mjekime popullore praktike për kollën
Kolla është një simptomë shumë e
shpeshtë. Edhe pse shpeshherë diçka jo e rëndësishme, kolla është shumë
e bezdisshme, prandaj të gjithë do të dëshironim të shpëtonim nga ajo
sa më shpejt që të ishte e mundur. Mund të përdorim vetë-kurimin. Dikush
do të donte të përdorte ilaçet e ashtuquajtura të gjyshes. Mjalti,
lëngjet, shurupër e bërë në shtëpi...ilaçet e gjyshes kundër kollës janë
të shumta dhe shpeshherë mjekësia moderne i njeh efektet e tyre, por
duhet pasur kujdes që këto kura të përdoren kur njihet origjina e
kollës. Mjalti, një ilaç i njohur Gjyshet tona e përdornin mjaltin
kundër kollës...dhe ato kishin të drejtë. Nga një studim i bërë në
Universitetine Pensilvanisë rezulton se mjalti është ilaçi më i
efektshëm kundër kollës së fëmijëve dhe adoleshentëve. Studimi u krye me
105 fëmijë me kollë të fortë. Një pjesë e fëmijëve merrte një lugë
mjaltë përpara se të shkonte për të fjetur, një pjesë tjetër merrte
thjesht një lugë mjaltë, një pjesë tjetër nuk merrte asgjë. Fëmijët që
përdornin mjaltin ishin ata që kolliteshin më pak gjatë natës dhe, pra,
që flinin më mirë. Nuk është e ndaluar që edhe të rriturit ta provojnë
këtë ilaç. Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç duhet të përdorin gjysmë luge
çaji, fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç një lugë çaji, ndërsa të rriturit dy
lugë mjaltë. Mund të përdoret vetëm mjaltë ose mjalti mund të hidhet në
qumësht të ngrohtë. Për të rritur efektet e mjaltit, mund të hidhni
edhe kanellë (1/4 lugë kafeje). Çajra, shurupe të përgatitura në shtëpi
apo lëngje kundër kollës Të parët tanë prodhonin çajra me bazë bimësh,
disa ndër të cilat kishin veprim anti-kollë. Më e njohura nga ato është
trumza. Veprimi i saj antiseptik vjen nga timoli, njëri nga përbërësit
aktivë të kësaj bime. Bimë të tjera me veprim anti-kollë janë kopra,
jargavani, gjethe delli, likuiricia. Ato mund të gjënden në formën e
çajrave, shurupeve apo bonboneve. Një shëmbull çaji shumë të thjeshtë:
ziejmë 3 deri në 4 degë trumze në 200 ml ujë, heqim degët kur uji është
bërë i verdhë dhe hidhen 1 deri në 2 lugë të vogla mjaltë. Të pihet
gjatë gjithë ditës. Mund të provoni edhe shirupet e shtëpisë, për
shëmbull me bazë karotash. Priten karotat me rondele shumë të holla pa
ua hequr lëkurën, mbulohen me sheqer dhe lihen gjithë natën. Bëhet një
shurup që duhet pirë gjatë ditës. E njëjta gjë mund të bëhet me një
rrepë apo një qepë. Në rast se kolla vazhdon, kujdes! Megjithatë, të
gjitha ilaçet këshillohen kur është bërë diagnoza ose kur kolla është
shfaqur pak përpara, pa asnjë simptome shqetësuese. Kolla në fakt mund
të zbulojë një sëmundje serioze. Për më tepër, kolla e njomë dhe kolla e
thatë nuk kurohen në të njëjtën mënyrë. Në rastin e kollës së njomë,
përdorimi i një anti-kolle, domethënë i një medikamenti që bllokon
kollën, është i kundër-indikuar. Në këtë rast duhet lehtësuar nxjerrja e
sekrecioneve të bronkeve duke përdorur medikamente që mund t’i
ndryshojnë në mënyrë që ato të rrjedhin. Këto medikamente që ndryshojnë
përbërjen e mukusit, e bëjnë më të rrjedhshëm dhe lehtësojnë në këtë
mënyrë nxjerrjen e tyre. Kolla e thatë mund të eliminohet me anë të një
kure anti-kollë, veprimi i së cilës ndërpret kollën. Atëherë, edhe në
rastin e ilaçeve popullore, është mirë të kërkohet mendimi i
farmacistit. Megjithatë, në rast se kolla vazhdon mbi 5 ditë pas
fillimit të kurës, duhet të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të gjeni
origjinën e saj e të kuroni patologjinë që e shkakton.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Më të fundit
Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor
Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...
Postimet më popullore
-
Spondiliartroza, Spondylitis është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve ar...
-
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së ...
-
Më shpesh gurët formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burr...
-
5 Real Ways to Make Money from Home See which opportunities are actually legit and Risk Free Most of us love the idea of earning ...
-
Sëmundjet "ikin" nga kokrrat e shtogut, grjepfruti, patatet e ëmbla, bajamet, spinaqi, jogurti dhe çaji i gjelbër dhe çaji i zi, ...
-
Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh ne...
-
Personat që vuajnë nga këto lloj sëmundjesh të paraqiten tek Vat Martini në çdo kohë: 1. Ikje kerthize 2. Herrje diskale 3. Ata që vuajn...
No comments:
Post a Comment