Mjekësia popullore është një praktikë e bazuar në tradita dhe besime të vjetra për shëndetin dhe trajtimin e sëmundjeve, që janë përhapur brez pas brezi nëpër kulturat dhe komunitetet e ndryshme nëpër botë. Kjo praktikë përdor zakonet, metodat dhe bimët natyrale për të mbrojtur shëndetin, trajtuar sëmundjet dhe lehtësuar simptomat.
Kurat popullore per kater semundjet e zorreve si dhe keshilla parandaluese
Problemet qe keto semundje shfaqin dhe shkaktaret e tyre. Konstipacioni shkakton migrene dhe dhimbje koke.
Semundjet e zorres, qe prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe ate levizes te ketij organi, mund te jene pasoje e ndryshimeve l-
okale ne mbulesen e mukozave dhe neuroreflektore (me anen e nervave) dhe humorale (me anen e substancave qe gjenden ne gjak). Ndryshimet kryesore qe vihen re ne kete trakt mund te permblidhen si: ne pakesimin ose shtimin e sekretimit te gjendrave te zorres, qe ndikon ne procesin e tretjes dhe te thithjes se substancave te ndryshme nga zorret; ne pakesimin ose shtimin e levizjes (peristaltikes) se zorres si pasoje e ndryshimeve nervore ose muskulore ne to; ne crregullimet nga parazitet ose mikroorganizmat, te cilet mund te shkaktojne keto gjendje patologjike: tretje te ushqimit me veshtiresi te shoqeruara me grumbullimin gazesh, meteorizem; acarim, katar te mbuleses mukoze te zorres te shoqeruar me dalje jashte te shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllek (konstipacion) te shoqeruar me dhembje te anes se majte ose te djathte te barkut, zhvillim te paraziteve dhe te mikrobeve, te cilat demtojne mukozen, helmojne organizmin me produktet e tyre jetesore ose shkaktojne mahisjen (inflama-
cionin) e mbuleses mukoze, qe shoqerohet me dhembje, heqje barku ose kapsllek.
Mahisja ose pezmatimi i zorres se holle (enteriti)
Mund te shkaktohet menjehere ose pas nje kohe te gjate nga agjente te ndryshem patologjike. Ajo shoqerohet me dhembje, heqje barku, fryrje te zorreve nga gazrat dhe crregullime te tjera. Ne keto raste eshte e domosdoshme dieta dhe perdorimi i barnave qe pastrojne zorren, sepse ato ndihmojne ne shpejtimin e sherimit. Ne mjekimin e mahisjes se zorres se holle ndihmojne bimet qe permbajne mucilagje e pektina, si mollet e grimcuara holle dhe cajet e ngrohta ne vend te ujit, qe pergatiten me tershere, oriz, karote, salep, elb etj. Por bimet, nga te cilat fitohen cajet kunder enteritetit, duhet te permbajne para se gjithash, tanine, te cilat me efektin e tyre rrudhes lidhen me shtresen proteike te mukozes duke formuar nje cipe mbrojtese. Ato jo vetem qe mbrojne zorren, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enet e gjakut. Gjithashtu, shfrytezohen edhe bimet me vajra te etershme e me substanca azulenike qe kane veti te efektshme kunder pezmatimit (antiinflamator). Ne mjekesine popullore dhe shkencore takojme nje radhe bimesh, te kombinuara ndermjet tyre ose jo, per mjekimin e enteritetit, si ftoi, mushmolla, thana, kulumbria, geshtenja, boronica, arra, bar pezmin njemije fletesh (bishtamithi), trendafili eger, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, terfili i livadheve etj.
Mahisja e zorres se trashe (koliti)
Mahisja e mukozes se trashe mund te shkaktohet gjithashtu menjehere ose pas nje kohe te gjate. Ajo mund te shoqerohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet ne kapsllek. Diarreja shpesh eshte me shkume, e cila ne raste me te theksuara, del e perzier me gjak me pjese te patretshme ushqimi dhe me copeza nga mukoza e zorres. Ndryshe nga koliti i menjehershem akut, forma e zgjatur kronike eshte proces qe mjekohet me veshtiresi dhe ngadale. Dieta edhe ne kete semundje ka rendesi te vecante dhe si rregull, duhet perdorur ushqimi i lehte qe asimilohet shpejt dhe qe nuk formon shume celuloze. Mjekimi i kolitit behet, ne radhe te pare, me bime mjekesore qe permbajne tanine me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bime me esenca qe kane veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina. cajet qe perdoren per mjekimin e kolitit duhet te merren per nje kohe te gjate, per nje efekt me te mire. Nje lloj caji duhet te zevendesohet here pas here me nje lloj tjeter. caji mund te perzihet me lengje frutash per te rregulluar shijen e tij. Per mjekimin e kolitit ka dhene rezultate te mira kura me bar majaselli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 dite. Bari i majasellit jep gjume.
Heqja e barkut (diarreja)
Diarreja eshte dukuri qe sjell shume semundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit te saj lidhet ngushte me menjanimin e shkaktarit. Nganjehere diarreja kalon shpejt dhe lehte, duke respektuar regjimin e dietes dhe perdorimin e kures perkatese. Vemendja e vecante i duhet kushtuar diarrese dhe barkut te femijeve te moshes se gjirit gjate veres, te cilet disa here jane vdekjeprures per ta. Marrja e lengjeve duhet te konsiderohet si nje mase e rendesishme mjekimi, vecanerisht ne formen e cajeve bimore qe permbajne, per shembull: mender, kamomil, caj kinez, molle etj. dhe shume bime te tjera qe permbajne tanine, mucilagje e pektina, ndermjet te cilave vendin e pare e zene sythat (majat e kercejve) dhe gjethet e manaferres, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega etj.
Kapslleku (konstipacioni)
Edhe kjo dukuri eshte pasoje e ndikimit te faktoreve te ndryshem ne organizem. Kapslleku vjen si pasoje jo vetem e semundjeve te zorres se trashe, por edhe e organeve te vecanta dhe te organeve ne teresi. Shpesh ai shkakton lindjen e migrenes dhe te dhembjeve te kokes, dobesi te pergjithshme, shqetesime dhe veshtiresi e dhembje ne bark etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marre ushqim te pasur me celuloze (barishte) dhe duke bere levizje, gjimnastike, ecje te gjata dhe shetitje ne ajer te paster eshte faktor qe parandalon lindjen e kapsllekut. Per te luftuar kapsllekun mund te perdoren bime te ndryshme qe permbajne glukozide antrakinonike, sic jane drunakuqi, pastaj bime me mucilagje si mellaga, liri, kulumbria etj., te cilat jepen te vetme ose te kombinuara ne forme caji. Kunder kapsllekut arrihen rezultate te mira edhe duke perdorur komposto kumbullash, leng lakre te shtrydhur, laker turshi etj.
Te rejat nga shkenca
Avandia kunder diabetit shkakton semundje ne zemer
Agjencia amerikane e barnave u ka dhene urdher firmave farmaceutike qe te vendosin nje etikete me te dukshme ne paketat me ilacin Avandia, qe perdoret per kontrollin e sheqerit ne gjak. Zyrtaret thone se ky ilac duhet te shoqerohet me paralajmerimin me shkrim ku te thuhet se Avandia mund te shtoje rrezikun ndaj semundjeve te zemres per ata qe e perdorin. Kjo mase u mor pas debateve rreth studimeve kunderthenese ndaj ketij ilaci. Ne etiketen paralajmeruese mjekeve u kerkohet te tregohen jashtezakonisht te kujdesshem kur u japin pacienteve recete per ilacin Avandia. Provat afatshkurter te ilacit Avandia kane treguar se te pacientet qe e marrin ate shtohet rreziku per goditje ne zemer. Ndersa prova afatgjate kane treguar kryesisht se Avandia nuk paraqet ndonje rrezik me te madh sesa ilacet e tjera qe perdoren kunder diabetit. Firma farmaceutike "Glaxo Smith Kline", qe prodhon Avandian, ka ndermarre nje studim me afatgjate per ta krahasuar kete ilac me barnat e tjera kunder diabetit. Por rezultatet e ketij studimi priten te shpallen te pakten pas gjashte muajsh. Nderkohe, ekspertet thone se rreziku i mundshem qe paralajmerohet per kete ilac do te thote se pacientet me semundje ne zemer por qe vuajne edhe nga diabeti, nuk duhet ta perdorin Avandian.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Më të fundit
Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor
Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...
Postimet më popullore
-
Spondiliartroza, Spondylitis është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve ar...
-
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së ...
-
Më shpesh gurët formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burr...
-
5 Real Ways to Make Money from Home See which opportunities are actually legit and Risk Free Most of us love the idea of earning ...
-
Sëmundjet "ikin" nga kokrrat e shtogut, grjepfruti, patatet e ëmbla, bajamet, spinaqi, jogurti dhe çaji i gjelbër dhe çaji i zi, ...
-
Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh ne...
-
Personat që vuajnë nga këto lloj sëmundjesh të paraqiten tek Vat Martini në çdo kohë: 1. Ikje kerthize 2. Herrje diskale 3. Ata që vuajn...
No comments:
Post a Comment